Prishtinë 8 Tetor 2025
Forca e Sigurisë së Kosovës ka paralajmëruar zhvillimin e një stërvitjeje ushtarake njëjavore në fshatrat Mramor dhe Badoc të Prishtinës.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, aktiviteti do të mbahet gjatë periudhës 20–27 tetor 2025, në kuadër të ushtrimeve të rregullta të FSK-së.
Në komunikatën për media, thuhet se gjatë këtyre ditëve në zonat e përmendura do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake, por pa arsye për shqetësim për banorët lokalë.
“Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto zona. Ky është një aktivitet i planifikuar në kuadër të stërvitjeve të rregullta të FSK-së, prandaj nuk ka vend për shqetësim,” thuhet në njoftim.
Komuna ka bërë thirrje që qytetarët të jenë mirëkuptues dhe të respektojnë udhëzimet e FSK-së gjatë zhvillimit të ushtrimeve, me qëllim që aktiviteti të zhvillohet pa pengesa.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind