Prishtinë 8 Tetor 2025
Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve të njësive speciale, po merr pjesë në garën ndërkombëtare të njësive elitare policore dhe ushtarake “King Abdullah Special Operations Training Center”, që po zhvillohet në Jordani.
Në këtë edicion të garës, që mbahet çdo vit, po marrin pjesë 38 ekipe nga shtete të ndryshme të botës.
Njësitë elitare policore dhe ushtarake po garojnë në disiplina me shkallë të lartë të vështirësisë dhe taktike, përfshirë gjuajtjen me armë të ndryshme, marshimet me pesha të rënda dhe ushtrime operacionale që kërkojnë aftësi të avancuara fizike dhe profesionale.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekipi përfaqësues i saj ka treguar profesionalizëm dhe rezultate pozitive, duke u renditur në mesin e 15 ekipeve më të suksesshme që do të marrin pjesë në fazën finale të garës “King Challenge”.
Kjo pjesëmarrje, sipas Policisë, përforcon imazhin dhe kapacitetet profesionale të saj në arenën ndërkombëtare.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante