Prishtinë, 8 tetor 2025
198 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme kanë nënshkruar marrëveshjen përfituese nga MINT përmes skemave të KIESA-s. Përkrahja totale për to përfshin shumën prej 8.9 milionë euro.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dha detaje për degëzimin e skemave, përmes së cilave janë mbështetur këto biznese.
“Këto 198 ndërmarrje janë përfituese nga 3 skema të granteve nga KIESA. E para është skema për mbështetjen e ndërmarrjeve prodhuese me potencial për eksport për blerjen e makinerive prodhuese, 129 ndërmarrje përfituese me vlerë financiare prej 7.3 milionë euro. Qëllimi i kësaj skeme mbështetëse është për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në sektoret prioritare industriale dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tyre me produkte me vlerë për tregun ndërkombëtar”, ka thënë Kurti.
Skema e dytë është për ndërmarrjet në sektorin e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit dhe përfshin mbështetjen për 42 ndërmarrje me vlerë 1 milionë euro. Ndërkaq skema e tretë është për certifikimin e produkteve me 27 biznese me shumën 600 mijë euro.
“MINT mbetet e përkushtuar në përkrahjen e vazhdueshme të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe start-up në Kosovë. Së bashku me ju, mbështetjen nga qeveria, nga partnerët, synojmë rritjen ekonomike të barabartë dhe forcimin e eko sistemeve të inovacionit”, ka thënë Rozeta Hajdari, ministre në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize
Foda publikon listën zyrtare të Kosovës, shumë risi dhe mungesa të mëdha