Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael, ka përmbyllur me sukses, që në ditët e para të përshkallëzimit të situatës së sigurisë, evakuimin e disa qytetarëve të Republikës së Kosovës nga territori i Izraelit, përmes Jordanisë dhe Egjiptit.
Procesi është realizuar në koordinim të afërt me autoritetet izraelite dhe ambasadat e Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Egjiptit në Izrael. MPJD shpreh mirënjohjen e saj të thellë për bashkëpunimin dhe lehtësimin e procesit nga ana e autoriteteve përkatëse të këtyre vendeve.
Ndërkohë, MPJD po ndjek nga afër rastin e një shtetaseje të Kosovës që ndodhet në trajtim mjekësor në spitalin “Soroka” në qytetin Be’er Sheva, ku së fundmi është raportuar për një sulm. Fatmirësisht, ajo nuk ka qenë e pranishme gjatë sulmit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasada e Kosovës në Izrael është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e saj dhe po punon për realizimin e evakuimit të tyre sapo të krijohen kushtet përkatëse.
Gjithashtu, një qytetar tjetër i Kosovës është aktualisht në proces të largimit nga Izraeli përmes Egjiptit, me mbështetjen e Ambasadës.
Sipas të dhënave të fundit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, në territorin izraelit ndodhen edhe 13 qytetarë të tjerë të Republikës së Kosovës, të cilët deri më tani nuk kanë shprehur interesim për evakuim.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael mbetet në gatishmëri të plotë dhe e angazhuar për t’iu përgjigjur çdo kërkese për ndihmë nga qytetarët tanë, duke koordinuar nga afër me autoritetet izraelite dhe partnerët ndërkombëtarë për çdo mundësi të mëtejme evakuimi.
Duke qenë se situata e sigurisë në Izrael vijon të përkeqësohet, MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në këtë territor të tregojnë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë vetëm në zona të sigurta.
Ju lutemi që me përpikëri të ndiqni udhëzimet dhe paralajmërimet e publikuara nga Komanda e Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit. Udhëzimet janë të përditësuara dhe të disponueshme në gjuhën angleze në linkun zyrtar:
MPJD do të vazhdojë të informojë publikun rregullisht për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë çështje.

Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas
Koci: Edhe një qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe
Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin-Potok
Varroset Isuf Hoxha, iu gjetën mbetjet mortore pas 27 vjetësh
Kurti i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Koci: Sa herë ka hetime për krime lufte në Kosovë, ka arrestime në Serbi
Islami: Serbia po përdor arrestimet për të barazuar viktimën me kriminelin
Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës