Prishtinë, 25.06.2025
Para fillimit të seancës së 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shoqëria civile organizoi protestë para këtij institucioni.
OJQ-të kanë shprehur pakënaqësi për ngërçin e krijuar institucional nga moskonstituimi i Kuvendit, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për krizën institucionale, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Boll!”, “Deri kur?”, “Mos folni për zgjedhje kur s’ofroni zgjidhje”, “E keni shndërru Kuvendin në tragji-komedi”, ishin disa nga parullat që mbanin në duar protestuesit.
Edhe para seancës së 27 majit, organizatat e shoqërisë civile kishin organizuar një aksion simbolik para objektit të Kuvendit kundër ngërçit në Kuvend.
Që nga 15 prilli, deputetët janë mbledhur pothuajse çdo 48 orë në tentim të konstituimit të Kuvendit, por secila seancë ishte pa rezultat. /BetimipërDrejtësi



Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione