Prishtinë, 6 tetor 2025
Një grup serbësh nga Kosova, të cilët pretendojnë se kanë mbetur pa punë për shkak të kandidimit në zgjedhjet e ardhshme lokale, kanë dorëzuar një letër proteste në zyrën e Qeverisë së Serbisë. Ata kanë udhëtuar në Beograd për të organizuar një protestë para ndërtesës së qeverisë, me qëllim që të tërheqin vëmendjen ndaj problemeve me të cilat përballen.
Ivan Petroviq, një nga punëtorët që ka mbetur pa punë, tha për mediat se drejtuesit e Listës Serbe po u japin vendime për pushim nga puna të gjithë të punësuarve në sektorin publik që kanë guxuar të sfidojnë monopolin e tyre politik.
“Janë shfaqur disa parti opozitare serbe që kanë paraqitur kandidatët e tyre për kryetarë komunash dhe për asamble komunale, dhe tash e një muaj drejtuesit lokalë të Listës Serbe po u dorëzojnë vendime për pushim nga puna të gjithëve atyre, nëse janë të punësuar në sektorin publik — qoftë në arsim, qoftë në administratë komunale”, tha ai.
Ai shtoi se njerëzit për të cilët dyshohet se nuk do të votojnë për Listën Serbe po përballen me kërcënime të shumta.
“Ne po kalojmë, përveç presioneve që vijnë nga Prishtina, edhe një rreth tjetër ferri — dhunë, keqtrajtime dhe poshtërime nga njerëzit që janë emëruar nga Qeveria e Serbisë, e që do të duhej të mbronin interesin tonë të përgjithshëm në Kosovë. Për mua kjo është e tmerrshme,” tha Petroviq.
Sipas tij, serbët nga Kosova kanë vendosur të protestojnë para Qeverisë së Serbisë për t’i treguar kryeministrit për të gjitha këto probleme me të cilat përballen.
“Ne sapo kemi dorëzuar letrën protestuese dhe kemi ofruar të gjitha informacionet për të dhënë një pasqyrë të qartë mbi gjendjen në terren. Shpresojmë që Qeveria e Serbisë do të reagojë dhe do të na mbrojë nga funksionarët që ajo vetë i ka emëruar, e të cilët tani veprojnë si të kishin duart e lira të bënin çfarë të donin me popullin në Kosovë,” shtoi ai.
Ai theksoi gjithashtu se njerëzit kërcënohen edhe nëse thjesht pëlqejnë (lajkojnë) diçka në rrjetet sociale, nëse ndonjë funksionar lokal i Listës Serbe dyshon se ata kanë mendim ndryshe dhe nuk do të votojnë për Listën Serbe, por për ndonjë kandidat opozitar.
“Kërcënimet tani janë të hapura. Para dy ditësh, për shembull, një nënë e katër fëmijëve ka marrë kërcënime nga kandidatja për kryetare të komunës së Ranillugut, e cila i ka thënë se do të pushohet nga puna vetëm për shkak të një pëlqimi në rrjete sociale,” shpjegoi ai.
Ai shtoi se ndaj tij dhe të tjerëve që janë pushuar nga puna nuk janë hapur më parë procedura disiplinore.
“Komuna ku kemi punuar ka pranuar mbi 100 punonjës të rinj gjatë këtij viti, përfshirë edhe në pozita të ngjashme me tonat. Si arsyetim zyrtar në vendimin e pushimit nga puna thuhet se është ulur vëllimi i punës. Pra, në një vit kur pranoni punonjës të rinj, ju pretendoni se puna është zvogëluar. Për më tepër, vendimi është i paligjshëm sepse bazohet në një konkluzion të Qeverisë së Serbisë që Gjykata Kushtetuese e ka shpallur dikur si antikushtetues. Kjo nuk ka lidhje me ligjin — është një gjendje e plotë pa ligj dhe një formë dhune ndaj vetë popullit tuaj,” theksoi ai.
Megjithatë, ai shprehu shpresën për drejtësi.
“Fatkeqësisht, nuk na inkurajon fakti që proceset gjyqësore të këtij lloji zgjasin me vite të tëra. Dhe kjo është arsyeja pse jemi sot këtu para Qeverisë së Serbisë. Mendoj se ka ardhur koha e fundit që të reagojmë ndaj diçkaje që rrezikon vetë ekzistencën e popullit serb në Kosovë. Imagjinoni njerëzit që jetojnë atje, në një ambient ku është vështirë të jetosh e të planifikosh të ardhmen, e nga ana tjetër, njerëzit e tu — ata që duhet të kujdesen për interesat e tua — po ta marrin kafshatën e bukës nga duart e fëmijëve dhe familjeve tuaja. Ata tashmë na kanë marrë burimin kryesor të të ardhurave. Që nesër duhet të mendojmë se si do t’i plotësojmë nevojat bazë për jetesë,” përfundoi Petroviq.

Trump – letër Osmanit: Vlerëson rolin e Kosovës në përfundimin e luftërave
Kurti takon ambasadorin amerikan në NATO, Matthew Whitaker
Radonjiq: Radoiçiçi është pjesë e strukturës informale të SNS-së, Lista Serbe e ka përfunduar karrierën e saj-duhet alternativë e re
Serbia po e nxit “anti-normalizimin” me luftë narrative kundër Kosovës
Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme për çmimin e energjisë elektrike
Kurti për mediumin katalunas: Spanja s’duhet ta barazojë rastin e Kosovës me tensionet e saj territoriale, Serbia kreu gjenocid
Kosova e shpallë organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit, mirëpritet nga Izraeli
Refuzohen kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e M.P. dhe Zh.Z. për krime lufte