Mitrovicë e Veriut, 5 tetor 2025
Ministria e Shëndetësisë edhe këtë vit, për herë të dytë radhazi, do të organizojë kontrolle mjekësore falas për gratë, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, njoftoi Komuna e Mitrovicës së Veriut.
Kontrollet do të kryhen edhe këtë vit në shëtitoren e qytetit, ku më 21 dhe 22 tetor do të vendoset një mamograf mobil.
Shërbimet e mamografit do të ofrohen në orarin 10:00 – 16:00 gjatë këtyre dy ditëve.
Qëllimi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është promovimi i shëndetit të grave përmes zbulimit të hershëm të sëmundjes së gjirit.
Tetor, si Muaji Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, shënohet në shumë vende të botës, për të tërhequr vëmendjen mbi përhapjen e kësaj sëmundjeje dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit, zbulimit të hershëm dhe fillimit të shpejtë të trajtimit për personat e prekur nga kanceri i gjirit.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind