Prishtinë 4 Tetor 2025
Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar deklaratat e homologut të saj serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “të gjithë po përgatiten për luftë”.
Përmes një reagimi të Presidencës në X, Osmani thotë se thirrjet e pamatura të Vuçiqit për luftë, sipas saj, janë një jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.
Mes tjerash, e para e vendit shtoi se pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për të hapur rrugën drejt paqes së qëndrueshme, ajo thekson se Vuçiqi po i tregon botës se nuk ka zgjedhur rrugën e pajtimit.
“Në vend që të kthejë faqen, Vuçiqi dhe regjimi i tij po flirtojnë përsëri me të njëjtat fantazi shkatërruese që dikur shkatërruan jetë të panumërta e të pafajshme”, thuhet në reagimin e Presidencës së Kosovës
Megjithëse, sipas Osmanit, një shfaqje e tillë është parë edhe më herët.
“Në vitet 1990, Slobodan Millosheviq zgjodhi luftën gjenocidale si instrumentin e tij të fundit të pushtetit. Ai zgjeroi dhunën çnjerëzore në Kroaci, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe së fundmi në Kosovë – të gjitha të dokumentuara me kujdes që bota t’i shihte. Përmes makinës së tij të propagandës, me Vuçiqin si shefin e tij të propagandës, ai ndezi urrejtje që çoi në vrasje sistematike, varre masive, shkatërrime dhe izolimin më të thellë të Serbisë. Pushteti i tij përfundoi me turp: i rrëzuar nga populli i tij, i gjykuar si kriminel lufte dhe i kujtuar si njeriu që e çoi kombin e tij në rrënim dhe si kasapi i Ballkanit”, thuhet në reagim.
Në reagimin e Presidencës, tutje thuhet se tani, presidenti serb duket se beson se mund ta ringjallë të njëjtën formulë helmuese: nxitjen e konfliktit, lojën me jetë njerëzish dhe vënien e basteve se gjakderdhja do ta ruajë sundimin e tij.
“Por historia është e qartë dhe e pamëshirshme. Millosheviqi dështoi – njëjtë do të dështojë edhe Vuçiqi”.
“Lufta nuk është një mjet lidershipi. Është streha e fundit e udhëheqësve që kanë humbur legjitimitetin, që nuk mund të frymëzojnë me vizion dhe që nuk shohin rrugë përpara përveçse përmes shkatërrimit”, thuhet në deklaratë.
Nga ana tjetër, në deklaratën presidenciale, thuhet se Kosova ka zgjedhur paqen.

Serbia i mbajti të fshehura krimet e kryera në Kosovë- Blakaj bën thirrje për ngritje të aktakuzave
Blakaj: Që nga marrëveshja në Bruksel, s’kemi parë rezultate pozitive për personat e zhdukur
Aksidenti vdekjeprurës në vendpunishte, Inspektorati i Punës: Shkaku ende nuk dihet
Familjarët e të pagjeturve mirëpresin nisjen e gërmimeve në Zubin Potok
Sveçla, nga Zubin-Potoku: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
Kandiç i kërkon Serbisë të përballet me krimet e luftës
Avokati Ivan Niniq kërkon rishikim të punës së Prokurorisë Publike për krim të organizuar në rastin “Panda” të vitit 1998
Arrestohen 6 persona në Prishtinë, në automjetin me targa serbe iu gjet municion