Prishtinë 4 Tetor 2025
Njëzetenjë prokurorë të rinj të shtetit do t’i shtohen Prokurorive Themelore nëpër Kosovë, e për këto pozita kanë aplikuar 153 kandidatë, testimi i të cilëve me shkrim po mbahet në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar sot mbajtjen e Testit me Shkrim për kandidatët për prokurorë të shtetit, i cili është duke vazhduar si fazë e përcaktuar në kuadër të procedurave të rekrutimit dhe emërimit të njëzetenjë (21) prokurorëve të rinj në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Sistemi Prokurorial.
Në respektim të parimit të transparencës, llogaridhënies dhe barazisë në qasje, kanë bërë të ditur se testi është hartuar sot, në ditën që edhe po mbahet testimi, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë, me qëllim, siç thonë, të garantimit të integritetit dhe besueshmërisë së procesit të rekrutimit.
Garës për të qenë prokurorë të rinj të shtetit i kanë hyrë 71 gra e 82 burra.
“Në këtë Testin me Shkrim po marrin pjesë gjithsej 153 kandidatë, prej tyre 71 kandidatë të gjinisë femërore dhe 82 të gjinisë mashkullore. Mbajtja dhe administrimi i Testit me Shkrim është duke u mbikëqyrur nga Ardian Hajdaraj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të këtij Komisioni”, thuhet tutje në njoftimin e Sitemit Prokurorial të Kosovës e që kanë bërë të ditur se procesi është duke u vëzhguar dhe monitoruar nga përfaqësues të partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
“KPK do të vazhdojë të informojë publikun me kohë lidhur me fazën e ardhshme të procesit të rekrutimit – intervistimin me gojë, deri në përmbylljen e tij me emërimin e kandidatëve të suksesshëm në pozitën e Prokurorit të Shtetit”, përfundon njoftimi i tyre për këtë testim për prokurorët e rinj të shtetit.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi