I ngarkuari me punë në Ambasadën e Iranit në Beograd, Mohammad Mahdi Abadi, e ka falënderuar presidentin e Serbisë për qëndrimin e tij se SHBA-ja shkeli të drejtën ndërkombëtare duke sulmuar Iranin.
Aleksandër Vuçiqi pati thënë se nuk ka dyshim se SHBA-ja shkeli të drejtën ndërkombëtare në sulmin ndaj Iranit dhe se për Serbinë, Izraeli dhe Irani janë kombe miqësore dhe se ai dëshiron paqe në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, raportoi Danas.
“Nuk e kuptoj pse nuk e zgjidhën me diplomaci”, tha Vuçiq.
Mahdi Abadi duke falënderuar të gjitha vendet që dënuan sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, përfshirë Serbinë, Kinën dhe Rusinë, shtoi se megjithëse Irani është mirënjohës, ai mbështetet vetëm te vetja dhe mbështetja e popullit të tij.
Ai tha gjithashtu se të gjitha negociatat bazohen në besimin e ndërsjellë dhe se nëse bisedimet për programin bërthamor të Iranit do të vazhdojnë do të varet nga sjellja e mëtejshme e SHBA-së.
“Ne gjithmonë kemi hyrë në negociata me SHBA-në dhe vendet perëndimore me qëllime të mira, por sulmet e fundit e përkeqësuan atmosferën”, tha ai.
“Ne ishim në negociata kur pala jonë u sulmua, nuk e prisnim”, shtoi ai.
Ai hodhi poshtë spekulimet rreth kundërshtimit popullor ndaj regjimit në Iran, duke thënë se populli është i bashkuar kundër agresionit të jashtëm.
Ai tha se takimi midis presidentëve të Serbisë dhe Iranit nuk ishte organizuar zyrtarisht dhe kur iu kërkua të komentonte mbi njoftimet se Serbia kishte pezulluar eksportin e municioneve, ai tha se ata nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera.
Ambasada e Iranit, shtoi ai, nuk ka informacion nëse dhe sa qytetarë serbë janë evakuuar nga ai vend që nga përshkallëzimi i fundit.

Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe