Prishtinë, 2 tetor 2025
Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka ngritur shqetësime serioze për fatin e qindra ushtarëve shqiptarë që humbën jetën në rrethana të dyshimta gjatë shërbimit ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ), duke kërkuar që autoritetet serbe të hapin arkivat dhe të ndihmojnë në zbardhjen e rasteve.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Kandiq theksoi se Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, si pjesë e hulumtimeve për humbjet njerëzore gjatë luftës në Kosovë, ka mbledhur të dhëna për shqiptarët që shërbyen në APJ, por ato janë të paplota.
“Të dhënat tregojnë për rrethana të çuditshme, se në kazermat në Serbi ka pasur vetëvrasje të dyshuara,” tha Kandiq, duke shtuar se në të paktën tri raste familjet shqiptare kanë marrë njoftime për vetëvrasje, por nuk e kanë besuar versionin zyrtar.
Sipas saj, nëse themelohet një komision për hetimin e këtyre vdekjeve, ai duhet të bazohet në dokumente të disponueshme dhe më pas shteti serb duhet të sigurojë qasje në arkiva për të zbardhur të vërtetën.
“Do të ishte e dobishme që ndonjë institucion në Kosovë të grumbullojë të gjitha të dhënat ekzistuese nga burime të ndryshme. Vetëm kështu mund të kërkohet më pas përgjegjësi nga autoritetet shtetërore,” deklaroi Kandiq.
Kandiq rikujtoi edhe rastin e bujshëm të vitit 1987, kur ushtari shqiptar Aziz Kelmendi nga Kosova vrau katër ushtarë në kazermën e Paraqinit dhe më pas, sipas autoriteteve, u vetëvra. Ajo thotë se pas këtij incidenti, Beogradi filloi të toleronte heshturazi shmangien e shërbimit ushtarak nga shqiptarët.
Komentet e Kandiq vijnë në kohën kur autoritetet serbe po shqyrtojnë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, gjë që ka ngjallur frikë të re tek komuniteti shqiptar në jug të Serbisë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë