Intervistë e Veritasinfo me kandidatin për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini
Kllokot, 2 tetor 2025
Për shumëkë, duhet pritur 12 tetorin për të marrë përgjigjen nëse do të thyhet dominimi i Listës Serbë në Kllokot, por për Arbër Eminin, përgjigja tashmë është e qartë.
Si kandidat për kryetar të kësaj komune, ai është i bindur se Kllokoti është në prag të ndryshimit. “Gjasat janë reale dhe të prekshme,” thotë Emini me bindje, në pyetjen e Veritasinfo kur pyetet për mundësinë e fitores në një komunë që udhëhiqet nga Lista Serbe.
Si një djalë i mirëarsimiuar dhe njohës i marrëdhënieve ndërkomëbtare, Arbër Emini është i lidhur përtej një lidhjeje të zakonshme me Kllokotin. Kjo mbase mbetet arsyeja përse kjo garë nuk është thjesht garë politike.
Në një klimë të ngarkuar politikisht, me ndërhyrje nga Serbia nëpërmjet Listës Serbe dhe forcave tjera politike që kanë lidhje me politikanë nacionalistë serb në Beograd, kandidati për kryetar të Komunës së Kllokotit kërkon të sjellë një frymë të re: bashkëjetesë normale, integrim dhe zhvillim të kësaj komune. Beteja politike është e ashpër në një komunë kaq të vogël dhe kjo betejë tejkalon kujiftë e Kosovës.
Përballë kësaj sfide ai nuk ndodhet i vetëm. Ka qytetarët që po e përkrahin dhe partitë politike shqiptare. Vetëm ditë më parë, u bënë bashkë të gjitha forcat politike shqiptare në Kllokot, dhe e zyrtarizuan në një deklartë të përbashkët mbështetjen e kandidatures së Eminit për kryetar të komunës.
Megjithëkëtë, për të thyer dominimin një strukturë politike si Lista Serbe që dirigjohet politikisht nga presidenti i Sërbisë, Aleksander Vuqiq, dhe e cila po bën gjithçka që mundet për t’i shantazhuar dhe frikësuar këdo që mundet, për Eminin nuk është mision i pamundur.
Për të, ndryshimi është i domosdoshëm. Qytetarët janë të zhgënjyer nga politika e izolimit dhe refuzimit që Lista Serbe ka ushtruar ndër vite, duke bllokuar çdo projekt të Qeverisë së Kosovës – nga investimet në ujësjellës e bujqësi, deri te infrastruktura.
“Ne jemi diskriminuar si komunitet shqiptar,” thekson ai, duke shtuar se shqiptarët kanë qenë sistematikisht të lënë pas dore në vendimmarrje, dhe se ka ardhur koha për një qeverisje që do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim.
Fushata e Eminit nuk është vetëm përballje me një kundërkandidat, por me një makineri të tërë politike dhe propagandistike, që ai thotë se vjen nga Serbia dhe aleatët e saj. “Nuk ndihem i vetmuar,” shprehet ai. Përkundrazi, thekson se ka mbështetjen e qytetarëve dhe të partive shqiptare që janë bashkuar për këtë qëllim. Megjithatë, ai nuk heziton të flasë për presionin mediatik dhe përpjekjet për manipulim që, sipas tij, synojnë të marginalizojnë zërin e shqiptarëve të Kllokotit.
“Do të bojkotoj çdo medium që është infektuar nga propaganda dhe nuk i jep hapësirë të barabartë kandidaturës sime,” deklaron Emini, duke e përshkruar këtë si një akt kundërshtie ndaj skenarëve të dirigjuar nga jashtë. Një temë e nxehtë në fushatën e tij është ajo e shqiptarëve që, sipas tij, bashkëpunojnë me Listën Serbe.

Përfaqësuesit e partive politike në Kllokot pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët për të pëkrahur kandidaturën e Eminit
Ai i përshkruan si individë që kanë përfituar nga strukturat paralele serbe dhe që, në thelb, kanë zgjedhur interesin personal mbi atë kolektiv.
“Nuk janë rrezik për mua, por për veten e tyre,” thotë Emini. Për të, kjo përbën një sfidë serioze për integrimin dhe zhvillimin e komunës, por jo një pengesë të pakapërcyeshme.
Përballje me një shtet të tërë Kur e pyet nëse kjo është thjesht një garë lokale, Emini jep një përgjigje të prerë: “Po, unë jam duke u përballur me gjithë shtetin e Serbisë.”
Ai përmend emra të njohur të strukturave politike, ushtarake e policore serbe, si Milan Radojçiq, Aleksandar Vulin e të tjerë, të cilët sipas tij janë të përfshirë në përpjekjet për të ruajtur pushtetin e Listës Serbe në Kllokot. Ai flet me ton të ashpër për të kaluarën e errët të disa prej kandidatëve serbë, që i lidh me ngjarje të rënda të pasluftës, përfshirë dhunime dhe vrasje në zonën e Kllokotit dhe rrethinës.
“Nga Kllokoti jam duke u përballur me tërë strukturën politike, policore, diplomatike dhe ushtarake të Serbisë, ata po mundohen nëpërmjet Milan Radojcicit, Aleksander Vulinit, Milos Stojkovicit, Petar Petkovicit dhe Aleksander Vuqiqit të mbajnë Listën Serbe në pushtet në Kllokot, duke punuar me disa shqiptarë për të siguruar votën shqiptare për dy kandidatët serb.
Bozidar Dejanovic periudhën e pasluftës e ka të angazhuar me Radojcicin sepse ai ka një të kaluar të errët para vitit 2000 ku ishte prezent në vitin 1999 në vrasjen, maltretimet, dhunimet, që i janë bërë popullit shqiptarë në Germovë, Goshic, Verban dhe Stagovë.
Strecko Spasic – tërë jeta e tij ishte në forcat ushtarake dhe policore të Serbisë në Kosovë, ai ishte i pari kryetar i Komunës Kllokotit që erdhi në pushtet nga Lista Serbe dhe miku i tij i vjetër Milan Radojcic dhe Aleksander Vulin. Për Eminin, kjo nuk është më thjesht një fushatë elektorale – është përballje mes izolimit dhe zhvillimit, mes së kaluarës dhe së ardhmes.
“Pas 12 tetorit, nuk do të ndjehemi më të diskriminuar dhe të nënshtruar,” shprehet ai me shpresë dhe bindje. “Do të jemi të barabartë – shqiptarë dhe serbë – dhe do të festojmë së bashku një fitore për paqen dhe progresin.”
Me 12 tetor, qytetarët e Kllokotit do të kenë mundësinë të votojnë për një drejtim të ri. Emini beson se kjo ditë do të shënojë fundin e dominimit të Listës Serbe dhe SNS-së në këtë komunë, dhe fillimin e një epoke të re.

Radonjiq: Radoiçiçi është pjesë e strukturës informale të SNS-së, Lista Serbe e ka përfunduar karrierën e saj-duhet alternativë e re
Serbia po e nxit “anti-normalizimin” me luftë narrative kundër Kosovës
Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme për çmimin e energjisë elektrike
Kurti për mediumin katalunas: Spanja s’duhet ta barazojë rastin e Kosovës me tensionet e saj territoriale, Serbia kreu gjenocid
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën
Kurti: Kosova e përkushtuar për anëtarësim në BE, themelohet Task -Forca
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fortë ndaj krimit
Sadiku dhe Bajoku përfaqësojnë Kosovën në turneun më të madh të historisë
Në kryeqytet e ban në Prishtinë
Përcaktohet orari i “Final” të Kupës së Kosovës – Bota Sot