Zveçan, 22 Qershor, 2025
Policia e Kosovës ka kontrolluar disa lokacione dhe ka gjetur një armë në një, në fshatin Valaç, të komunës së Zveçanit. Portali “Veritas info” merr vesh se bastisjet janë kryer në Restoranin “Sfension” në Zveçan dhe në një fermë kuajsh në fshatin Vallaqë.
Të dyja këto prona i përkasin kryetarit të Partisë Demokracia serbe, Aleksandar Arsenijeviq, përakatësisht babait të tij të ndjerë.
Portali mëson se në fshatin Vallaqë, Arsenijeviq mban nja fermë kuajsh ku edhe jan gjetur armët.

Edhe pse zëvëndes komandanti i policisë për rajon e Mitrovicës, Veton Elshani e ka konfirmuar bastisjen, ai nuk ka dhënë detaje të hollësishme, mirëpo portali “VERITAS INFO” mëson se prona i përket kryetarit të Demokracisë serbe, Aleksandar Arsenijeviq, i cili në momentin e bastisjes ndodhej në Serbi në një seminar.
“Kërkuam disa vende, ndërsa gjetëm armë në Vallaç. Asnjë arrestim për momentin nuk është bërë. Kaq mund të them për momentin”, – tha zëvendëskomandanti i policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani.
I pyetur për të komentuar situatën Arsnijeviq ka thënë shkurt se e e tërë kjo është një montim “Është një montim i pastër kjo situatë” tha për “Veritas info”, shkurt Arsenijeviq.


Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante