Mitrovicë 22 Shtator 2025
KEDS-i po vazhdon projektet e tij investive në tërë territorin e Kosovës, duke mos lënë anash as Mitrovicën e Veriut. Ky angazhim i kompanisë dëshmon përkushtimin që të gjithë qytetarët të përfitojnë nga një infrastrukturë moderne energjetike dhe një furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike, pa dallim regjioni komune.
Paralel me rrjedhën e lumit Ibër, duke nisur nga ura kryesore, përgjatë 3 soliterave, në drejtim të Suhodollit, KEDS-i po realizon një projekt të rëndësishëm në tensionin e mesëm 10 kV, në daljen e bergjanit, i cili do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët e asaj zone.
Ky projekt është i një rëndësie të veçantë, pasi prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të banorëve, duke u ofruar një shërbim më stabil dhe me më pak ndërprerje.
Gjatësia e linjës së re është afro 5.5 kilometra, nga të cilat 3.1 kilometra janë rrjet kabllor nëntokësor dhe 2.38 kilometra rrjet ajror. Gjithashtu, janë duke u ndërtuar edhe katër kthina të reja, të cilat rrisin sigurinë dhe efikasitetin e rrjetit. Për më tepër, projekti përfshin edhe qindra metra të Tensionit të Ulët ajror dhe nëntokësor. Këto elemente janë thelbësore për garantimin e një shpërndarjeje më cilësore dhe më të qëndrueshme të energjisë.
Falë këtij investimi, qindra konsumatorët në Mitrovicën e Veriut do të kenë një furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike. Përveç rritjes së cilësisë së shërbimit, investime të tilla ndikojnë edhe në rritjen e sigurisë së rrjetit elektrik. Kjo nënkupton se përfitimi është i shumëfishtë: konsumatorët marrin një shërbim më të mirë, ndërsa rrjeti bëhet më efikas dhe më i besueshëm.
KEDS-i mbetet i përkushtuar që të trajtojë me prioritet të barabartë të gjitha komunat dhe zonat e Kosovës, pa dallim. Ky nuk është projekti i vetëm që po e bën kompania në pjesën veriore të vendit. Aty janë implementuar ose janë në proces implementimi edhe disa projekte të tjera, të cilat bëhen për t’ua përmirësuar jetën qytetarëve të asaj ane, duke rritur stabilitetin dhe sigurinë e furnizimit.
Ky është vetëm një nga shumë projektet që KEDS-i po i realizon anembanë Kosovës, në kuadër të strategjisë së tij për modernizimin dhe zgjerimin e rrjetit elektrik. Kjo strategji synon që në çdo qytet e çdo fshat të ofrohet infrastrukturë bashkëkohore, e cila i shërben zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind