Banjskë, 22 shtator 2025
Banjska, një fshat i vogël në komunën e Zveçanit, për vite me rradhë ishte i njohur si një vend i qetë, i famshëm për manastirin e shekullit të XIV-të, bukuritë natyrore dhe mikpritjen e banorëve të tij. Megjithatë, pas konfliktit të armatosur dhe sulmit terrorist që ndodhi para dy vjetësh, jeta e përditshme në këtë vend nuk është më e njëjta.
Në një vështrim të parë duket se fshati po kthehet ngadalë në ritmin e zakonshëm: njerëzit përpunojnë tokat, fëmijët shkojnë në shkollë, ndërsa shtëpitë dhe oborret janë të rregulluara si më parë. Por ndjenja e pasigurisë dhe mosbesimit vazhdon të jetë e pranishme thellë.
Shumë banorë deklarojnë se frika nuk ka zhdukur, dhe pasiguria është bërë pjesë e përditshmërisë.
“Çdo mjet i panjohur që kalon nëpër fshat menjëherë ngre vëmendjen dhe krijon shqetësim. Njerëzit nuk janë më të qetë si më parë, sepse nuk dimë nëse diçka e ngjashme mund të përsëritet,” thotë një prej banorëve të Banjskës, Dragan Simiq.
Përveç problemeve të sigurisë, Banjska po përballet edhe me pasojat ekonomike. Turizmi, që për vite me rradhë kishte pasur rritje të lehtë falë manastirit dhe kompleksit banjor, pothuajse ka ndalur. Pak vizitorë vijnë, dhe bizneset lokale dhe familjet që merreshin me turizmin rural po shënojnë humbje.
“Njerëzit kanë ndaluar së ardhuri. Para sulmit, fundjavave kishte shumë njerëz, tani gjithçka është bosh. Kjo na ka goditur shumë. Fshati Banjskë dikur kishte 2000 banorë, tani të lutem Zoti që të ketë 500 me të gjitha fshatrat përreth,” shpjegon pronari i dyqanit, Igor Dashiq.

Gjithashtu është e vështirë, veçanërisht për të rinjtë, jo për shkak të pasigurisë, por për shkak të kushteve ekonomike. Mungesa e punës mund të rrisë rrezikun që ata të largohen në qytete të tjera.
“Kam tre fëmijë. Nëse nuk ndryshon asgjë, mund të detyrohemi të largohemi,” thotë banori Milan Jovanoviq.
Megjithatë, Banjska po përpiqet të gjejë rrugën drejt normalitetit. Banorët mblidhen në kishë, organizojnë manifestime lokale dhe përpiqen të ruajnë bashkësinë. “Jeta duhet të vazhdojë. Nëse i dorëzohemi frikës, atëherë kemi humbur,” thotë për portalin Veritasinfo Igor Dashiq.
Një banore e moshuar, Rada, shton: “Kam kaluar përmes luftërave dhe bombardimeve, kështu që edhe këtë e kam përjetuar. Thjesht dua që nipërit e mbesat të rriten në paqe, që ajo që pamë të mos përsëritet më kurrë.”
Më 24 shtator mbushen dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, një ngjarje që la gjurmë të thella si në komunitetin lokal, ashtu edhe në situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Atë ditë, një polic kosovar humbi jetën, ndërsa në përleshje u vranë edhe disa sulmues të armatosur, gjë që shkaktoi një valë dëtimesh dhe përkeqësoi marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.
Në kujtim të rreshterit Afrim Bunjaku, që mbeti i vrarë në sulmin terrorist në Basnjkë, shteti i Kosovës i vuri emrin e tij një rruge në këtë fshat.

Dy vjet më vonë, plagët e Banjskës ende nuk janë mbyllur. Banorët e fshatit vazhdojnë të jetojnë nën barrën e stigmatizimit dhe frikës, dhe shumë nga ata ndihen të harruar dhe të braktisur. Rindërtimi infrastrukturor i fshatit ecën ngadalë, ndërsa klima sociale nuk është stabilizuar plotësisht.
“Politikanët kujtohen për Banjskoj vetëm kur u duhet për fushata ose deklarata. Ne jemi ata që jetojmë këtu çdo ditë dhe mbajmë pasojat,” thekson Dragan Simiq.
“Shikimi përpara është e vetmja gjë që na mbetet,” ishte shprehja që na mbeti në mendje gjatë bisedave me banorët, dhe një burrë i moshuar që vazhdimisht ndërhynte, por njëkohësisht këmbëngulte që nuk donte të jepte deklaratë zyrtare për mediat.
Politikisht, Banjska ka mbetur simbol i mosbesimit dhe ndarjeve të thella. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe ndëshkimin e përgjegjësve, Banjska tregon se sa të brishtë janë marrëdhëniet dhe sa i ndjeshëm është paqja në rajon.

Banorët e këtij fshati sot kërkojnë më së shumti një mjedis të qetë dhe të sigurt, dhe presin që autoritetet të përqendrohen në nevojat reale të njerëzve: punësimin, infrastrukturën dhe stabilitetin, në vend të konflikteve politike.
Dy vjet më pas, Banjska mbetet një paralajmërim se sa shumë një ngjarje mund të ndryshojë jetën e përditshme të një komuniteti të tërë, por edhe një kujtesë se pa të vërtetën dhe përgjegjësinë nuk ka paqe të qëndrueshme.

Maqedonci: Në Bruksel u vlerësua përmirësimi i sigurisë në Kosovë
Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë
ZKA zbulon shkelje në Mitrovicën e Veriut: Mbi 25 mijë euro të hyra të humbura dhe gabime në leje ndërtimi
Koha e ujit falas në veri të Kosovës po mbaron pas gati tre dekadash
Ministria kundërshtoi vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore për të hequr tabelën “E dua Mitrovicën”
Kupa e Botës 2026 thyen rekorde historike: mbi 1.5 milion tifozë dhe audienca televizive që po trondit rekordet globale
Xhaka me golin e parë në Botëror vulos fitoren e thellë
Sveçla: Lufta kundër krimit vazhdon pa kompromis