Beograd, 21 shtator 2025
Themeluesi i Forumit për Marrëdhënie Etnike me seli në Beograd të Serbisë, Dushan Janjiq, i ftuar në një emision televiziv, duke folur për sulmin terrorist në Bansjkë të Leposaviqit në shtatorin e vitit 2023, thotë se ai organizim ishte mirë i menduar në cdo aspekt. Një formacion i stërvitur mirë, i përgatitur për disa vite, thotë Janjiq, për grupin terrorist të udhëhequr nga Milan Radoiçiq.
“Banjskë ishte maja e një krize të sigurisë. Dhe kjo ishte e organizuar në çdo aspekt – një formacion paramilitar, i stërvitur mirë, i përgatitur për disa vite, që u ngrit pjesërisht nga struktura e mbrojtjes civile në Kosovë, e cila ishte autoktone dhe që kishte lindur si roje urash në një situatë vakumi sigurie. Pastaj qytetarët u organizuan, ndaluan dhe organizuan pranimin e njerëzve që iknin nga Kosova në veri, i pranuan ata. Ushtria ishte tërhequr 37 ditë më parë. Kjo është diçka që duhet sqaruar dhe unë do ta bëj. Është një nga ato gënjeshtrat e mëdha, ku akuzon gjithmonë tjetrin për humbjet e tua. Nuk pranon humbjen e luftës. Atëherë edhe Millosheviqi bënte thirrje për kapje të shpatave dhe gjëra të tjera, festonte fitoren, si ndoshta edhe sot që festohet një fitore, një unitet, por në thelb ishte shpërbërje e sistemit. Ajo strukturë tolerohej”, thotë Janjiq, dhe shton se sulmi në Banjskë ishte organizuar me përfshirje të fortë nga jashtë edhe nga Rusia.
“Është e qartë që këta djem u trajnuan, siç e pranoi edhe Shtabi i Përgjithshëm, në kampet e ushtrisë. Ata kanë statusin e shërbyesve vullnetarë të shërbimit ushtarak, gjë që e komplikon të gjithë çështjen, sepse përfshin edhe shtetin e Serbisë. Vetë akti ishte qartazi akt terrorist, kështu u kualifikua dhe çfarë mund të them”, shton ai.
Sipas tij, Radojcic, për arsye të tjera, është në listat e Britanisë dhe Amerikës.
“Dhe kjo do të gjykohet. Mund të citoj: ditën e parë ose të dytën kur e komentova këtë, mora, siç thuhet, nga burime të sigurta të administratës amerikane një koment: “Shumë mirë që po e thua, është e saktë, por është herët.” Kur këtë ta thotë dikush i informuar, kjo do të thotë se do të ndiqet më tej – si me vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe shumë gjëra të tjera – dhe në fund do të paguhet fatura”, shprehet themeluesi i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq.

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës