Prishtinë, 20 shtator 2025
6 muaj pas arrestimit të Jelena Gjukanoviqit, punonjëse në misionin e OSBE-së në Kosovë, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë për spiunazh ndaj saj.
Dukagjini ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, duke kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, qasje në këtë aktakuzë, të cilën ky institucion e ka ofruar por pothuajse të tërën të redaktuar.
Në këtë dokument, dy faqesh nuk jepet asnjë detaj më shumë sesa që ishte njoftimi i PSRK-së, që tregonte se e njëjta kishte siguruar dhe ka shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Republikës së Serbisë.
Por detaje për komunikimet që kishte pasur Gjukanoviq, me “shefin” e saj, paraqiten në aktakuzën ndaj tashmë të dënuarit për spiunazh Aleksandër Vllajiq.
Në këtë aktakuzë të cilën e posedon televizioni, thuhet se e njëjta kishte shpërndarë dokumente tepër të ndjeshme të punës së OSBE-së.
“Në lidhje me komunikimet e të pandehurit Vllajiq me të pandehurën Jelena Gjukanovic, të cilën edhe e ka rekrutuar në shërbimin e BIA-së, duke e vënë në kontakte me zyrtarët e saj (të BIA-së dhe organizimin e takimeve me zyrtarët e saj), dhe e cila i ka ndihmuar në vazhdimësi me ofrimin e informacioneve dhe dokumenteve tepër sensitive, të punës së Misionit të OSBE-së në Kosovë, e që kanë të bëjnë me sigurinë dhe funksionimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.”
Po sipas këtij dokumenti, nga ekzaminimi i telefonit të saj, janë nxjerr edhe komunikimet me Vllajiqin, e që Gjukanoviq kishte bërë shtrembërimin e informacioneve për komunat veriore të Kosovës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit