Prishtinë, 20 shtator 2025
Nëntoger Enis Cikaqi ka përfunduar me sukses kursin “Air Defense Artillery Basic Officer Leader Course (ADA BOLC)” në Fort Sill, Oklahoma të ShBA, duke u bërë oficeri i parë nga Kosova që diplomon në këtë program.
Sipas FKS-sw, kjo arritje përbën dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të oficerëve tanë, të cilët po përfaqësojnë denjësisht Republikën e Kosovës në programe ndërkombëtare të trajnimit ushtarak. Pjesëmarrja dhe suksesi i tyre në këto kurse të specializuara jo vetëm që forcon aftësitë individuale të oficerëve, por gjithashtu sjell përvojë të vlefshme për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në përkrahjen e oficerëve tanë në zhvillimin profesional dhe avancimin e standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind