Prizren 21 Shtator 2025
„Duke mbështetur bujqësinë dhe sipërmarrjen, ne investojmë në njerëz dhe idetë e tyre. Kjo është garancia më e mirë që të rinjtë do të shohin perspektivë dhe do të qëndrojnë në Kosovë“, tha ministri për Komunitete dhe Kthim në info-sesionin e sotëm në Prizren, i cili ishte i dedikuar fazës së parë të skemës së granteve për zhvillimin e bujqësisë dhe sipërmarrjes rurale në Kosovë.
Skema e granteve po zbatohet në partneritet me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe GIZ-in, me bashkëfinancim nga BMZ, dhe parasheh ndarjen e granteve për pajisje me vlerë prej 1.000 deri në 10.000 euro.
Aplikimet për pjesëmarrje bëhen përmes platformës online „Good Grants“. Më shumë informacione janë të disponueshme në faqen zyrtare të Ministrisë, si dhe pranë Shoqatës Humanitare „Nëna Terezë“, dhe në sesionet e ardhshme informuese.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind