Prishtinë, 17 shtator 2025
Ndërsa po afrohen zgjedhjet lokale në Kosovë të caktuara për 12 tetor 2025, bëhet gjithnjë e më e qartë se Serbia po përfshihet aktivisht në procesin zgjedhor. Duke iu bërë thirrje personave të zhvendosur nga Kosova që të marrin pjesë në zgjedhje, Beogradi i fton ata të votojnë në zgjedhjet në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e çdo vote për “mbijetesën në vatrat shekullore”.
Megjithatë, pas këtyre mesazheve fshihet një agjendë politike që favorizon ekskluzivisht Listën Serbe – partinë që gëzon mbështetjen e plotë të autoriteteve në Beograd dhe që prej vitesh funksionon si një zgjatim i regjimit serb. Kjo e bën të pakuptimtë procesin demokratik në Kosovë, sepse në vend të një zgjedhjeje të lirë të qytetarëve, imponohet vetëm një mundësi.
Një ndërhyrje e tillë nga Serbia e vështirëson edhe më shumë situatën tashmë të ndërlikuar në Kosovë dhe dërgon mesazhin se Beogradi nuk është i gatshëm të pranojë pluralizmin demokratik mes serbëve në Kosovë. Njëkohësisht, kjo ushtron presion mbi personat e zhvendosur brenda vendit, të cilët po instrumentalizohen për qëllime politike, ndërsa problemet reale dhe nevojat jetësore të tyre mbeten në plan të dytë.
Rezultati i këtij qasjeje mund të jetë vetëm një polarizim i mëtejshëm dhe thellim i ndarjeve politike, në vend të krijimit të kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku serbët në Kosovë të mund të zgjedhin vërtet, dhe jo që zgjedhja t’u diktohet nga Beogradi.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit