Preshevë, 17 shtator 2025
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shprehur shqetësimin për shqiptarët e Luginës së Preshevës në lidhje me shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Ai në një postim në facebook, ka thënë se kjo nismë ngjallë shqetësim te shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Aktualisht, në Serbi, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për futjen në funksion të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Kjo nismë ngjallë shqetësim te shqiptarët në Luginë të Preshevës për shkak të përvojave të dhimbshme historike në trajtimin diskriminues dhe tragjeditë e pësuara në të kaluarën nga të rinjtë shqiptarë që ishin në shërbim në APJ. Kujtesa kolektive e shqiptarëve është akoma e rëndë për ato pasoja tragjike.
Prandaj, në procedurë parlamentare, sot, dorëzova Propozimin për themelimin e një Komisioni të posaçëm, me mandat për të zbardhur rastet e vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) gjatë viteve ’80.
Shumë nga këto raste, të regjistruara si “vetëvrasje”, “aksidente” apo “shkelje disiplinore”, u konsideruan të dyshimta nga familjet e viktimave, të cilat shpesh raportuan shenja dhune mbi trupat e kthyer.
Mungesa e hetimeve të pavarura dhe transparencës ka forcuar bindjen se kemi të bëjmë me vrasje me motive etnike dhe politike, në një periudhë kur shqiptarët në APJ përballeshin me diskriminim, stigmatizim dhe armiqësi të hapur.
Ky fenomen ka mbetur i heshtur e i padokumentuar në diskursin publik në Serbi, duke reflektuar një mungesë serioze të përballjes me të kaluarën dhe të diskriminimit institucional ndaj shqiptarëve.
Prandaj, është koha që Kuvendi të marrë përgjegjësi dhe të krijojë një Komision të posaçëm, i cili, përveç deputetëve, do të përfshinte edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të komunitetit shqiptar, për një proces të drejtë, transparent dhe gjithëpërfshirës.
Drejtësia për viktimat është gurthemeli i pajtimit dhe i një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit