Mitrovicë e Veriut, 13 shtator
Lista Serbe, në hapje të fushatës parazgjedhore që filloi sot në shkollën teknike në Mitrovicë të Veriut, e nisi me brohoritje për ter*roristin Milan Radojȼiȼ, duke e quajtur edhe vëlla.
Duke u dëshmuar përpjekja e vazhdueshme e politikës destruktive serbe tek populli serb në veriun e Kosovës, në takimin e sotëm parazgjedhor të Listës Serbe, u tha se mbështetja e Serbisë do të thotë shumë, veçanarisht e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Në hapje të kësaj fushate, kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, u shpreh se Mitrovica e Veriut mbetet bastioni jo bvetëm politik, por edhe i cdo gjëje serbe. Duke iu referuar kryetarit aktual të Komunës, Erden Atiq, Elek tha: Po vjen dita kur me laps mund ta shkarkojmë këtë, mund të them lirisht, ish-kryetar të Mitrovicës së Veriut. Me qëllim e kemi nisur fushatën këtu, sepse ky qytet është bastioni i serbizmit, i lirisë. Dhe këtu tregojmë se nuk jemi të mundur, se jemi në qytetin tonë, se jemi të bashkuar, të njëzëshëm dhe më të fortë se kurrë më parë.”
K andidati i Listës Serbe për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, iu drejtua turmës.
“Popull i Mitrovicës, më lejoni t’ju dëgjoj. A duam liri? A duam qytetin tonë? A duam që Mitrovica jonë të na rikthehet neve?!”, të cilës iu përgjigj me britma: “Atiq largohu!”. Ai falënderoi bashkëqytetarët e tij të Mitrovicës për mbështetjen e tyre më 9 shkurt, dhe më pas u tha atyre se tani hapi i dytë, sipas tij, shumë më i rëndësishëm është në rrugë e sipër”, ka thënë Milan Radojeviç, kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Ndërkaq bartësi i Lilstës Ivan Zaporozac tha se Lista Serbe duhet të fitojë, për arsye se, siç tha ai, “Sepse na duhet për të mbijetuar dhe për të qëndruar në këto zona”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit