Prishtinë, 12 shtator 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u është kundërpërgjigjur akuzave të bëra nga Lista Serbe lidhur me përbërjen e këshillave të vendvotimeve dhe për listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Më herët gjatë 8 shtatorit, Lista Serbe e akuzoi KQZ-në për “manipulim politik” për shkak të përbërjes, siç tha “të pabarabartë” të këshillave të vendvotimeve për numërimin e votave për zgjedhjet lokale.
“KQZ sqaron se vendimi për përcaktimin e formulës për përbërjen e këshillave të vendvotimit që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, është i mbështetur në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregulloret zgjedhore. Në këtë proces zgjedhor, ashtu si në të kaluarën, KQZ ka ndjekur edhe parimin e gjithëpërfshirjes, duke krijuar hapësirë përfaqësimi edhe për subjektet e reja politike, si iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur. Përgjigjet e detajuara për formulën e përbërjes së këshillave të vendvotimit, KQZ do t’i dërgojë brenda afatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa [PZAP]”, u tha në reagimin e KQZ-së të lëshuar mbrëmjen e së hënës.
Lista Serbe tha se i është drejtuar me ankesë PZAP për këtë çështje.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit