Prishtinë, 12 shtator
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.
Ajo ka theksuar se miqësia me ShBA-në është e pathyeshme dhe se ky partneritet përbën bazën e identitetit shtetëror e kombëtar të Kosovës.
Në deklaratën e saj, Osmani kujtoi se dialogu strategjik u iniciua prej saj në vitin 2021, duke u finalizuar në janar të këtij viti pas bashkëpunimit mes Presidencës dhe Departamentit të Shtetit amerikan.
Ajo tha se ky mekanizëm është thelbësor për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe duhet të rifillojë sa më shpejt.
“Republika e Kosovës është ndërtuar mbi themelet e miqësisë së pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky raport nuk është vetëm diplomatik, por pjesë ekzistenciale e identitetit tonë shtetëror dhe kombëtar”, tha Osmani në një postim në Facebook, duke shtuar se është thellësisht e shqetësuar për pezullimin e dialogut.
Presidentja kujtoi gjithashtu mbështetjen vendimtare të ShBA-së në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, duke theksuar se siguria e vendit është e lidhur ngushtë me aleancën me Uashingtonin.
“Çështja e aleancës me SHBA-të është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim të të gjithëve. Kjo aleancë është e shenjtë dhe secili duhet ta ruajë me përgjegjësi maksimale”, deklaroi ajo.
Osmani u zotua se Presidenca do të punojë me përkushtim që dialogu strategjik të rifillojë sa më parë, duke e cilësuar partneritetin me ShBA-të si garancinë më të madhe për të tashmen dhe busullën më të sigurt drejt së ardhmes euroatlantike të Kosovës.

Avokati Ivan Niniq kërkon rishikim të punës së Prokurorisë Publike për krim të organizuar në rastin “Panda” të vitit 1998
Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu fton në takim kryetarët e partive
Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin
Kamberi: Propozim për rezolutë që trajton krimet e luftës në Kosovë
Këshilli i Partisë Demokratike Popullore në Nikshiq nis një iniciativë drejtuar Asamblesë së Qytetit për të tërhequr njohjen e Kosovës
Arrestohen 6 persona në Prishtinë, në automjetin me targa serbe iu gjet municion
Serbia propagandon për “sulm ndaj serbëve”, Kosova e vendosur në zbatim të ligjit
Blakaj: Që nga marrëveshja në Bruksel, s’kemi parë rezultate pozitive për personat e zhdukur