Prishtinë, 11 shtator 2025
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka reaguar ashpër pasi në Bruksel, përfaqësuesi i Serbisë Petar Petkoviq refuzoi të diskutojë me palën e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për subvencionimin e bujqve, ndihmë kjo që e jep Qeveria e Kosovës, por që është bllokuar nga Beogradi.
Në një postim në Facebook, Shaip Kamberi ka thënë se Serbia po mohon të drejtat për pakicat kombëtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për komunitetin shqiptar, duke penguar qoftë edhe një ndihmë që jepet për zhvillimin e rajonit.
“Sanksionimi juridik kur përdoren simbolet kombëtare, përfaqësimi i pamjaftueshëm në sistemin e drejtësisë, polici e institucione publike, si dhe diskriminimi sistematik tregojnë se ekziston një asimetri midis politikës së jashtme të Serbisë dhe politikës së saj të brendshme ndaj pakicave”, ka shkruar ai.
Kamberi ka akuzuar Serbinë për kufizim të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërkohë që këmbëngul në zbatimin e normave që nuk njeh as e drejta ndërkombëtare kur bëhet fjalë për statusin dhe të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.
“Në rrethana të këtilla Qeveria e Kosovës, me të drejtë, zgjidhjen e sheh në ndërtimin e reciprocitetit si standard për të drejtat e pakicave në rajon”, ka shtuar Kamberi.
Kujtojmë, sot në Bruksel u mbajt raundi i ri i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Besnik Bislimi pas takimit tha se me palën serbe është diskutuar edhe për bllokimin e shpërndarjes së mjeteve për fermerët në Luginën e Preshevës nga ana e Serbisë.
“Pala serbe mendon që ne nuk duhet të kujdesemi për fermerët në Luginë dhe nuk duhet të sigurojmë që ata i marrin këto fonde”, tha ai.
Një milion euro të dedikuara për fermerët e Luginës së Preshevës nga Qeveria e Kosovës po mbahen të bllokuara nga Serbia.

Spajiq thotë se dy shtete po përgatisin destabilizimin e Malit të Zi, “Vijesti” përmend Shqipërinë e Serbinë
Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën
Sveçla: Epoka e spastrimit etnik ka marrë fund, Paunoviq shpallet “non grata” në Republikën e Kosovës
Kurti: Ne tražimo prečice, niti zadnja vrata, već samo meritokratski proces za integraciju u EU
Live: Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit
Situata është vërtet serioze”, eurodeputeti Stir pasi vizitoi Serbinë
FSK forcon bashkëpunimin me Forcat Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykimi ndaj ish-gardianit Toniq, dëshmitari thotë se gardianët i provokonin duke iu thënë lufta ka përfunduar dhe Millosheviqi fitoi
Kusari-Lila: Marrëveshja me EFTA-n hap mundësi të reja për bizneset kosovare