Prishtinë, 08 shtator 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.
Sipas Presidencës, në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e tyre përmes ‘nxitjes së investimeve ekonomike në Kosovë.
“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejshëm të kësaj miqësie”, thuhet në njoftim.
Tutje është bërë e ditur se, ambasadori Hifzi i ka dorëzuar Osmanit ftesën e Princit të Kurorës dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, për të marrë pjesë në forumin “Future Investment Initiative” që do të mbahet në Riad.
“Presidentja falënderoi ambasadorin për ftesën dhe ritheksoi gatishmërinë për të vazhduar punën e përbashkët me Lartmadhërinë e Tij, me synim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve”, theksohet në fund të njoftimit.

Kurti paralajmëron për rrezikun nga Serbia – ngre edhe çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Spajiq thotë se dy shtete po përgatisin destabilizimin e Malit të Zi, “Vijesti” përmend Shqipërinë e Serbinë
Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën
Sveçla: Epoka e spastrimit etnik ka marrë fund, Paunoviq shpallet “non grata” në Republikën e Kosovës
Kurti: Ne tražimo prečice, niti zadnja vrata, već samo meritokratski proces za integraciju u EU
Live: Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari