Shën Stefan, 22 Tetor 2026 18:05
Në seancën plenare të Samitit të 13-të të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal të Zi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Kosova ka përmbushur detyrimet që varen nga ajo, ndërsa aplikimi për anëtarësim në BE, i dorëzuar në dhjetor të vitit 2022, vazhdon të presë një vendim nga institucionet evropiane.
Një pjesë të rëndësishme të fjalimit, Kurti ia ka kushtuar çështjeve të sigurisë dhe sulmeve ndaj infrastrukturës kritike, duke paralajmëruar për rrezikun që, sipas tij, paraqesin veprimet destabilizuese ndaj demokracive evropiane.
Ai ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe shpërthimin në kanalin e ujit Ibër-Lepenc, në Varagë, në nëntor të vitit 2024.
Kryeministri ka veçuar Luginën e Preshevës, duke pretenduar se shqiptarët atje po përjashtohen gradualisht nga jeta institucionale, publike dhe qytetare.
“Ju bëj thirrje që ta shikoni nga afër Luginën e Preshevës, ku shqiptarët po shtyhen, hap pas hapi, jashtë jetës institucionale, publike dhe qytetare, derisa qëndrimi bëhet më i vështirë sesa largimi”, është shprehur Kurti.

Spajiq thotë se dy shtete po përgatisin destabilizimin e Malit të Zi, “Vijesti” përmend Shqipërinë e Serbinë
Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën
Sveçla: Epoka e spastrimit etnik ka marrë fund, Paunoviq shpallet “non grata” në Republikën e Kosovës
Kurti: Ne tražimo prečice, niti zadnja vrata, već samo meritokratski proces za integraciju u EU
Live: Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit
Situata është vërtet serioze”, eurodeputeti Stir pasi vizitoi Serbinë
Kurti paralajmëron për rrezikun nga Serbia – ngre edhe çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Mbrojtja e Kadri Veselit e ndërpret kontratën me dy avokatë
Aksion kundër kontrabandës në veri: Sekuestrohen mallra mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete
Lista Serbe në shërbim të Vuçiqit, Fetoshi: Presion ndaj votuesve dhe mobilizim elektoral në Kosovë