Screenshot
Prishtinë, 14 korrik 2026 22:05
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka shpallur “persona non grata” ministren e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, duke i ndaluar asaj përgjithmonë hyrjen dhe kalimin tranzit në territorin e Republikës së Kosovës.
Vendimi vjen pas deklaratave të Paunoviq, të cilat Sveçla i cilësoi si vazhdimësi të politikave të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve dhe si retorikë që cenon rendin kushtetues, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.
Sipas ministrit, deklaratat e ministres serbe rikthejnë narrativën e politikave të regjimit të Slobodan Millosheviqit, duke theksuar se Serbia nuk ka hequr dorë nga projektet që synonin dëbimin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve.
Sveçla tha se gjuha e përdorur nga zyrtarja serbe është e papranueshme dhe u bëri thirrje shteteve demokratike ta dënojnë një retorikë të tillë, e cila, sipas tij, nxit urrejtje, destabilizim dhe rikthim.
Duke bërë të ditur vendimin për shpalljen e saj person të padëshirueshëm, Sveçla theksoi se epoka e shtypjes, masakrave dhe spastrimit etnik të shqiptarëve ka marrë fund dhe se Kosova është sot një shtet sovran e demokratik me institucione që mbrojnë rendin kushtetues, integritetin territorial dhe sigurinë e qytetarëve.
Ai shtoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për krimet e luftës dhe se çdo përpjekje për të kërcënuar sovranitetin e vendit apo për të ringjallur ideologjitë e spastrimit etnik do të përballet me përgjigje të vendosur, ligjore dhe institucionale.

Spajiq thotë se dy shtete po përgatisin destabilizimin e Malit të Zi, “Vijesti” përmend Shqipërinë e Serbinë
Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën
Kurti: Ne tražimo prečice, niti zadnja vrata, već samo meritokratski proces za integraciju u EU
Live: Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit
Situata është vërtet serioze”, eurodeputeti Stir pasi vizitoi Serbinë
Deklaratat e Vuçiqit për FSK-në cilësohen propagandë, ekspertët paralajmërojnë luftë hibride ndaj Kosovës
Fetoshi: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia dëshmon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit
Hoti: Në Serbi kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen
Nënshkruhet “Arsimi 2035+”, nis hartimi i strategjisë së re 10-vjeçare
Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë