Zveçan 11 shtator 2025
Një 73-vjeçar është arrestuar në Zveçan, pasi Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh gjatë një aksioni në rajonin e Mitrovicës së Veriut. Bastisja u zhvillua edhe në një lokacion tjetër, ku gjithashtu u sekuestruan armë e municion. Por për këtë rast, nuk ka pasur të arrestuar. Vetëm një person është intervistuar si i dyshuar.
Sipas njoftimit të Policisë të enjten, gjatë bastisjes në lagjen Korile, janë gjetur dhe sekuestruar: dy karikatorë për armë të gjata, 49 detonatorë elektrikë, një thikë, një këllëf për armë të gjatë, një fishek me mbishkrim PPU 8×75 IS, një fitil ngadalë ndezës me detonator mekanik, gjashtë detonatorë elektrikë (katër të rinj), dy paketime sfera për mbushje fishekësh gjuetie, makineri për mbushje municioni, pjesë shtesë për armë të gjata për tromblon, tel për inicim detonatorësh, një armë e gjatë e çmontuar me nr. serik K-414675 me dy karikatorë dhe 60 fishekë të kalibrit 7.62×39, 35 kuti të mbyllura me municion “IK 89” (525 fishekë 7.62×39), 59 fishekë me mbishkrim “E”, 65 fishekë për armë të gjatë “IK 89”, 50 fishekë pistoletë PPU 9mm Luger, dy karikatorë për armë të gjatë pa municion, pajisje distancëmatëse, si dhe një bajonetë.
I dyshuari S.G., 73 vjeç, është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në një bastisje tjetër në rrugën “Prote Stojana” në Zveçan, Policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie, 12 fishekë gjuetie, 15 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, dy sfera të fishekëve të gjuetisë dhe një rrip për mbajtjen e fishekëve. Lidhur me këtë rast nuk ka të arrestuar, por është identifikuar një person i dyshuar për t’u intervistuar.
Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të pajisen me leje të vlefshme për armët, duke paralajmëruar vazhdimin e aksioneve të ngjashme në Mitrovicën e Veriut.

Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykimi ndaj ish-gardianit Toniq, dëshmitari thotë se gardianët i provokonin duke iu thënë lufta ka përfunduar dhe Millosheviqi fitoi
Kërcënohet publikisht nga një profil rus Ramush Haradinaj
Dëshmitarja në rastin e sulmit ndaj kanalit “Ibër-Lepenc”: Pashë një sasi të madhe uji që po vinte në drejtim të shtëpisë sime
Vazhdon gjykimi për sulmin në kanalin “Ibër-Lepenc”
Për të 13-n ditë protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
FSK forcon bashkëpunimin me Forcat Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
Kusari-Lila: Marrëveshja me EFTA-n hap mundësi të reja për bizneset kosovare