Prishtinë, 11 shtator 2025
Sot në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak të ardhjes së një sistemi vranësirash me reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë ndonjë stuhi të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë dhe natyrisht temperaturat do të shënojnë ulje. Nuk do të mungojnë intervalet kohore me diell nganjëherë.
Pas kalimit të sistemit të vranësirave dikur pasdite apo më vonë pritet qetësim dhe stabilizim gradual i motit.
E Premtja parashihet me diell dhe vranësira lokale dhe me ndonjë reshje të izoluar. E Shtuna mjaft e nxehtë dhe kryesisht stabile, ndërsa të dielën pasdite apo vonë në mbrëmje priten stuhi lokale kryesisht në disa zona në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore./MeteoBallkan/

Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së