Mitrovicë e Veriut, 10 shtator 2025
Policia e Kosovës ka zhvilluar sot kontrolle në pesë lokacione në rajonin e Mitrovicës së Veriut, për shkak të dyshimeve për armëmbajtje pa leje. Gjatë aksionit janë gjetur disa armë me leje të skaduara, ndërsa në disa raste pronarët kishin deklaruar se armët ishin shitur apo dërguar jashtë vendit.
Sipas Policisë, në rastin e parë kontrollet janë bërë në një shtëpi në fshatin Soqanicë, komuna e Leposaviqit.
“Rasti I: Në një shtëpi banimi në Soqanicë, Policia ka hasur në dy armë të cilat ishin në proces të legalizimit. Pronari i tyre kishte pasur leje për posedim të armëve nga UNMIK-u, ndërsa tani kishte aplikuar për vazhdim të lejeve tek institucionet kompetente,” thuhet në njoftim.
Në rastin e dytë, një person në Leposaviq ka deklaruar se armën e tij e kishte shitur vite më parë.
“Rasti II: Në një shtëpi banimi në Ibarska Sllatinë, është kontrolluar shtëpia dhe nga pronari Policia është informuar se ai e ka pasur një armë gjuetie me leje të UNMIK-ut, të cilën e kishte shitur në vitin 2006, duke i respektuar procedurat ligjore mbi shitjen,” njofton Policia.
Në rastin e tretë, në lagjen Korile të Zveçanit, pronari i shtëpisë ka thënë se armët i kishte larguar nga Kosova.
“Rasti III: Në një shtëpi banimi në lagjen Korile, është kontrolluar një shtëpi dhe nga pronari Policia është informuar se dy armët, të cilat i kishte me leje të UNMIK-ut, i kishte dërguar në Serbi. Në shtëpi është gjetur një sasi e vogël municioni, e cila është sekuestruar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’,” theksohet në komunikatë.
Në rastin e katërt, në Zubin Potok, arma ende nuk është dorëzuar.
“Rasti IV: Në një shtëpi banimi në fshatin Okllaqe, është kontrolluar shtëpia ku nuk është hasur diçka e dyshimtë. Është kontaktuar pronari nëpërmjet telefonit, i cili ka thënë se armën që e kishte me leje të UNMIK-ut të skaduar, do ta sjell nesër në stacionin policor,” bën të ditur Policia.
Në rastin e pestë, në Uglar të Zubin Potokut, është gjetur një armë gjuetie me leje të skaduar.
“Rasti V: Në një shtëpi banimi në fshatin Uglar është kontrolluar shtëpia ku është gjetur një armë gjuetie me leje të skaduar të UNMIK-ut. Ajo është sekuestruar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’,” njofton Policia.
Nga ky operacion nuk është raportuar për persona të arrestuar.

Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së