Nju jork, 11 shtator 2025
Sot shënohen 24 vjet nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, që morën rreth 3.000 jetë dhe ndryshuan përgjithmonë historinë e Shteteve të Bashkuara. Në këtë përvjetor, edhe në Kosovë do të zhvillohen homazhe përkujtimore.
Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, do të nderojnë viktimat pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë/Kuvendit në orën 09:00.
Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, zhvillohen ceremoni solemne për të kujtuar viktimat dhe për të nderuar heroizmin e zjarrfikësve, policëve dhe qytetarëve që ndërhynë atë ditë.
Në Ground Zero, New York, familjarë dhe autoritete lexojnë emrat e viktimave dhe mbajnë momente heshtjeje, ndërsa në mbrëmje ndizet instalacioni artistik “Tribute in Light”, që simbolizon mungesën e Kullave Binjake.
Ngjarjet përkujtimore shpesh shoqërohen me iniciativa vullnetare dhe aktivitete bamirësie në komunitete të ndryshme amerikane, duke shndërruar përkujtimin në veprim humanitar dhe solidaritet me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave.
Sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 ishin një nga ngjarjet më tragjike në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara. Katër aeroplanë pasagjerësh u rrëmbyen nga pjesëtarë të Al-Kaidës, dy u përplasën në Kullat Binjake në New York, një në Pentagon dhe një tjetër në një fushë në Pensilvani, ku pasagjerët tentuan të ndalonin rrëmbyesit.
Rreth 3.000 persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën. Që nga ajo ditë, SHBA-ja dhe bota kanë zhvilluar përkujtime vjetore për viktimat dhe heroizmin e atyre që ndërhynë gjatë sulmeve.

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Senatorja Jeanne Shaheen: Serbia dhe Republika Sërpska kanë lidhje me Rusinë dhe interes për destabilizimin e rajonit