Podujevë, 05 shtator 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vendosën gurthemelin e Kuzhinës Qendrore në Podujevës, e cila do t’i shërbejë 10 mijë fëmijëve, prej çerdheve e parashkollorëve deri te klasat I-IX.
Vlera e këtij investimi është 700 mijë euro. Kuzhina do të ketë një sipërfaqe prej 1150 metra katrorë, ku përfshihen salla e restorantit, hapësirat për punëtorë dhe administratë dhe dhomat përcjellëse.
“Ky është një lajm i mirë për mirëqenien e fëmijëve në njërën anë, dhe për kujdesin e komunës e të qeverisë për të drejtat dhe nevojat e fëmijëve në anën tjetër, sepse të gjithë e dimë se mësimnxënia varet shumë nga mirëqenie e nxënësve”, u shpreh Kurti, thuhet në komunikatë.
Ai i falënderoi të gjithë ata të cilët kanë kontribuar deri më tani dhe për punët që do t’i bëjnë në vijim deri atëherë kur do të bëhet përurimi i Kuzhinës Qendrore.
Ndërkaq, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi tha se ky sot është një moment i veçantë për qytetarët e Podujevës. Me këtë kuzhinë, theksoi ai, fëmijët do të kenë mundësi që të kenë ushqim të ngrohtë, dhe kësisoj po bëhen përgatitjet e para që të ecet drejt mësimit gjithë ditor në këtë komunë. Më tej, ai veçoi faktin se Podujeva ka pasur vetëm një çerdhe publike, kurse mandatin e tij po e përmbyll me nëntë sosh. Në fund falënderoi kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Komunës dhe qytetarëve të saj.

Zgjedhjet e reja, Haxhiu pret në një takim kryetarin e KQZ-së
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për person të zhdukur nga lufta
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mungesë
Reagime të shumta, shkruhet saktë Prishtina në kompanitë e njohura gjermane
3.2 milionë euro mbështetje financiare për projekte ndërkufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut
Vrasësit e fëmijëve në luftë, më së paku të ndjekur nga drejtësia
Dogana e Kosovës konfiskon mbi 122 mijë euro në veturën që e drejtonte shtetasi rumun
Ivan Niniq: Beogradi sakrifikoi serbet e Kosovës për interesa politike, ndërsa Radoiçiq ende është i lirë
Slobodan Radenkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për sulmet në Zveçan