Prishtinë, 05 shtator 2025
Policia e Kosovës ka njoftuar për shtim të ankesave të qytetarëve dhe bizneseve lidhur me rastet e mashtrimit që kryhen në emër të ndihmës financiare.
Sipas policisë, persona të panjohur kontaktojnë qytetarët përmes aplikacioneve si Viber dhe WhatsApp, duke përdorur numra telefoni nga shtete fqinje si Bosnja dhe Hercegovina apo Mali i Zi. Ata paraqiten sikur kërkojnë ndihmë financiare për persona të tretë dhe udhëzojnë dërgimin e mjeteve përmes Western Union, MoneyGram apo shërbimeve të ngjashme.
Më pas rezulton se mjetet nuk përdoren për ndihmë, por për përfitime personale të mashtruesve.
Policia u bën apel qytetarëve dhe bizneseve që të jenë të kujdesshëm ndaj kërkesave të tilla, duke paralajmëruar se bëhet fjalë për skema mashtruese me qëllim përfitimi personal.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi