Prishtinë, 05 shtator 2025
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian, ku u diskutua avancimi i bashkëpunimit ndërmjet sistemit prokurorial të Kosovës dhe BE-së.
Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jehona Grantolli, ndërsa delegacioni i BE-së përbëhej nga Thomas Busch, këshilltar kryesor politik i PSBE-së për dialogun Prishtinë–Beograd, dhe Christian Ramet, këshilltar politik dhe përfaqësues në Prishtinë i PSBE-së për dialogun.
Në njoftim është bërë e ditur se gjatë bisedimeve, u theksua rëndësia e standardeve që ndihmojnë funksionalizimin e sistemit prokurorial, si dhe ndikimi i tyre në procesin e rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri.
Kelmendi falënderoi BE-në për angazhimin dhe monitorimin e vazhdueshëm në Kosovë, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë