Prishtinë, 03 shtator 2025
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke folur për mesazhet kërcënuese në veri ka thënë se janë pjesë e luftës hibride si dhe destabilizimit.
Ai në një deklarim për Tëvë1 ka thënë këto veprime bëhet edhe për të friksuar qytetarët serb që janë lojal ndaj shtetit të Kosovës.
“ Kjo është luftë hibride me qëllim që situata në Kosovë të mos përmirësohet edhe më tutje. Janë kapsolla të destabilizimit, qoftë politik qoftë të sigurisë. Por poashtu bëhen që popullata ynë e etnisë serbe në një mënyrë apo tjetrën për disa të inkurajohet e për disa të frikësohen, grupi i dytë lojal ndaj Republikës së Kosovës, duke tentuar të shfaqin prezencë n e tyre në Kosovë”, ka thënë Sveçla.
Ai ka thënë se grupe të tilla nuk kanë potencial për destabilizim. “Unë po e them prapë që potenciali i tyre për destabilizim nuk ekziston duke qenë se institucionet e Kosovës janë fuqizuar në atë pjesë të Republikës. Por ne të gjitha këto provokime, të gjitha incidentet sado minore të jenë ne i marrim jashtëzakonisht seriozisht, përgatitemi dhe i përgjigjemi me nivel adekuat”, ka thënë ai.
Në mbrëmjen e së martës në rrugën “Vasilije Ostrovski” në Mitrovicën e Veriut, është hasur një shkrim kërcënues në mur, i adresuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë