Prishtinë , 03 shtator 2025
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Në takim, presidentja Osmani i uroi ambasadorit Blaj mirëseardhjen në Kosovë dhe e përgëzoi për detyrën e re, duke theksuar gatishmërinë për të punuar ngushtë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Në njftim thuhet se presidentja Osmani vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Kosovës dhe Sllovenisë, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe mbështetje reciproke.
“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani falënderoi Slloveninë për përkrahjen e vazhdueshme, mbështetjen në rrugën euroatlantike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ndër të tjera, në takim, Presidentja Osmani përmendi rolin e Sllovenisë si një nga iniciatorët e Procesit Brdo-Brijuni dhe theksoi rëndësinë që Kosova i kushton këtij formati si platformë për dialog rajonal, stabilitet dhe perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë