Prishtinë, 01 shtator 2025
Një serbe nga Mitrovica u arrestua bashkë me të dashurin e saj tanimë të njohur si piloti kroat. Piloti kroat, J.I. (54) i cili ishte pjesë e KFOR-it, bashkë me serben Ana Murganiq u arrestuan nën dyshimin se e njëjta ka siguruar të dhëna të ndjeshme dhe më pas ia përcolli ato të lartpërmendurit dhe serbëve në Beograd, ku saktësisht dyshohet se i ka dërguar mesazhe Vladimir Radivojeviqit, të njohur me nofkën “Mami”.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Radivojeviqit vitin e kaluar, ndërsa dyshohet se është i lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të 24 shtatorit të vitit 2023, gjatë të cilit u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.“Mami” njihet si lider i “Brigadës së Veriut”, që është shpallur organizatë terroriste në Kosovë.Pilotit kroat J.I., që ishte pjesë e kontingjentit kroat të KFOR-it, dhe të dashurës së tij serbe iu gjetën mesazhe në telefonat celularë, ndër të tjera korrespondonin rreth ngjarjes së 25 shtatorit të vitit 2022, kur anëtarët e KFOR-it u sulmuan në Zubin Potok.
Murganiq dhe piloti kroat vazhdojnë të jenë në paraburgim, me një vendim nga institucionet e drejtësisë në Split.
E siç u raportua, Murganiq kishte bartur informata të rëndësishme të Kosovës dhe tek Lista Serbe.
Në lidhje me gjithë këtë, lajmi.net ka kontaktuar edhe Prokurorinë Speciale të Kosovës për të pyetur nëse ishin njoftuar për ndonjë dyshim që lidhej me rastin më herët.
E sipas prokurorisë, në lidhje me arrestimin e shtetases së Kosovës në Kroaci- Prokuroria Speciale është në kontakt me autoritetet përkatëse.
Po ashtu Prokuroria bëri të ditur se tanimë i kanë dërguar kërkesë zyrtare për sigurimin e provave institucioneve të Kroacisë.
“Lidhur me arrestimin e një shtetaseje të Republikës së Kosovës në Kroaci, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale është në kontakt me autoritetet përkatëse. Tashmë Prokuroria u ka dërguar kërkesë zyrtare për sigurimin e provave institucioneve të Kroacisë, në përputhje me marrëveshjet për bashkëpunim juridik ndërkombëtar”, thuhet në përgjigjen e dhënë.
Gjithashtu u tha se Prokuroria Speciale do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në lidhje me këtë çështje.

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës