Prishtinë, 31 Gusht 2025
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta forcojnë praninë ushtarake në Evropën Juglindore, duke shpallur një kontratë pesëvjeçare që mbulon projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në Shqipëri, Kosovë dhe Bullgari. Ky investim, i udhëhequr nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane, synon të sigurojë infrastrukturë të avancuar për trupat amerikane dhe në rajon, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm në përballjen me sfidat gjeostrategjike dhe gjeopolitike.
Një tregues i qartë i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së për të forcuar praninë e saj ushtarake dhe infrastrukturore në këtë pjesë të kontinentin është edhe shpallja e një kontrate të re të Korpusit të Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane për mbështetje në Evropën, që përfshinë Shqipërinë, Kosovën dhe Bullgarinë.
Sipas një njoftimi zyrtar planifikohet një marrëveshje pesëvjeçare, e cila përfshin projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në bazat ku operojnë trupat amerikane. Përmes kësaj po synohet, mbështetja e pranisë së forcave amerikane dhe aktiviteteve të tjera të agjencive të SHBA-ve në rajon, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.
Një vendim i tillë nga Ministria e Mbrojtjes shihet si kontribut për sigurinë në gjithë rajonin.
“Mirëpresim çdo investim apo shtim të forcave amerikane në Kosovë, pasi siç e kemi cekur edhe më parë SHBA është partneri ynë strategjik, dhe madje jo vetëm investimi në infrastrukture ushtarake në Evropën Juglindore por dhe vendosja e një bazë të përhershme në Kosovë do të kontribuonte në sigurinë jo vetëm të Kosovës por dhe gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Liridona Gashi, Zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes.
Lidhur me këtë drejtori i Institutit “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, thotë se ky është rikonfirmim i angazhimit të fortë ushtarak të SHBA-së në Kosovë dhe rajon.
“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm në kontekstin e e atyre frikës dhe panikës të mëhershëm për tërheqjen eventuale të trupave amerikane dhe zhvendosjes së vëmendjes amerikane nga Kosova. SHBA edhe sot e rikonfirmojnë që përqendrimi i trupave amerikane është i madh për arsye gjeostrategjike dhe për arsye të vazhdueshme të kërcënimit që paraqet Rusia për këtë pjesë të Evropës”, tha Fetoshi.
Ish ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pranin e vazhdueshme të SHBA-ve në këtë pjesë të Evropës e lidhin me parandalimin e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.
“Pozita gjeografike është interes gjeostrategjik i SHBA-ve dhe NATO. moslejimi i ndikimit rus është jashtëzakonisht jetik edhe për SHBA edhe për Brukselin dhe në këtë drejtim ne jemi me fat që jemi këtë pozitë dhe në këtë vij me interesat gjeostrategjike dhe gjeopolitike te Amerikës, për atë arsye jemi edhe prioritet në avancimin e forcave te armatosura në avancim e Kosovës në përgjithësi”, tha Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së
Fetoshi e Kastrati theksuan se angazhimi i SHBA-së në rajon shihet si thelbësor për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme në Ballkan.

Gjenerali amerikan Wikoff në Qeveri për takim me Kurtin, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n
Hetime për mashtrim me importin e veturave, sekuestrohen pesë automjete në Vushtrri
Momir Jakshiq dhe Miljko Bishevac, të arrestuarit e sotëm si të dyshuar për krime lufte
Policia ruan kishat ortodokse 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, ndërsa Serbia flet për “persekutim”
Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin `Ibër-Lepenc
AME: Situata pas reshjeve në Kosovë është stabile, uji është në rënie në zonat e prekura
Arrestohen dy persona në Zubin-Potok, dyshohet se gjatë luftës kanë vrarë 23 civilë shqiptarë