Prishtinë, 31 gusht 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Presidenca do të jetë vazhdimisht pranë të rinjve të vendit, duke i mbështetur ata në çdo fushë të angazhimit të tyre.
Në një postim në rrjete sociale, Osmani vlerësoi sukseset e arritura nga sportistët, ekipet akademike dhe të rinjtë kosovarë në arenën ndërkombëtare, duke i cilësuar ata si dëshmi e një gjenerate të aftë, të guximshme dhe me vizion.
“Muajin gusht, muajin e rinisë, e përmbyllëm me pritje për të rinjtë tanë, që nga sportistët që po korrin fitore të mëdha, ekipet akademike që na përfaqësuan me dinjitet në garat ndërkombëtare, e deri te të rinjtë që me arritjet e tyre po dëshmojnë se Kosova ka një gjeneratë të aftë, të guximshme dhe me vizion. Presidenca do të jetë gjithmonë në mbështetje të rinisë sonë, të ardhmes së vendit tonë”, shkroi Osmani.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi