Bujanoc, 31 gusht 2025 – Në jug të Serbisë po ndodh një spastrim etnik i heshtur ndaj shqiptarëve, i kryer përmes një mekanizmi administrativ që lidhet me çregjistrimin e adresave, vlerëson gazetari dhe aktivisti holandez për të drejtat e njeriut, Jan Jansen.
Sipas tij, sistemi i trashëguar nga ish-Jugosllavia i ka dhënë policisë kompetenca të gjera mbi administrimin e adresave. Kur emigrantët shqiptarë që punojnë jashtë vendit kthehen rrallë në shtëpitë e tyre, policia bën kontrolle dhe, duke mos gjetur askënd, i çregjistron ata nga evidenca. Kështu, qytetarët humbin të drejtat ligjore në Serbi, shpesh pa dijeninë e tyre, deri në momentin kur u nevojitet ndonjë dokument zyrtar.
Në një rast, Gjykata Kushtetuese e Serbisë konfirmoi çregjistrimin e një shqiptari nga Medvegja, duke e lënë atë pa asnjë shtetësi. Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka cilësuar këtë si spastrim etnik të sistematizuar.
Edhe pse shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar përmes institucioneve komunale dhe organizatave të tyre, deri tani nuk ka pasur ndryshime. Ardita Sinani, kryetare e Preshevës, ka raportuar shkeljet e të drejtave të shqiptarëve edhe para Senatit amerikan.
Jansen thekson se ndërhyrja ndërkombëtare, veçanërisht nga Evropa, është e domosdoshme. Ai e quan situatën asimetrike, pasi Serbia kërkon të drejta për serbët në Kosovë, ndërkohë që ua mohon ato shqiptarëve brenda kufijve të saj.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte