Prishtinë, 31 gusht 2025
Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli, ka deklaruar se përfshirja e Kosovës në NATO do të ishte interes strategjik për aleancën, pasi do të reduktonte kostot e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe njëkohësisht do t’i ofronte resurse të reja vendeve anëtare.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Vrajolli theksoi se Kosova po zhvillon një ushtri moderne me kapacitete të trajnuara në akademi ndërkombëtare prestigjioze, gjë që sipas tij e bën vendin një aset të vlefshëm për aleancën në kohën kur pasiguria globale është në nivelin më të lartë.
“Është interes jashtëzakonisht i madh i NATO-s që Kosova të jetë pjesë e saj, për shkak se e ulë nevojën për të investuar në siguri në Ballkanin Perëndimor dhe i mundëson aleancës që këto resurse t’i orientojë në rajone të tjera. Po ashtu, edhe resurset që Kosova po zhvillon, duke krijuar një ushtri moderne me njerëz të trajnuar në akademitë më të mira në botë, mund të jenë të dobishme për nevojat e aleancës”, u shpreh ai.
Sipas Vrajollit, zhvillimet në sektorin e mbrojtjes tregojnë për një progres të dukshëm të Kosovës, veçanërisht përmes mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai përmendi kontigjentin e pajisjeve ushtarake të ardhura së fundmi nga SHBA-ja si shembull i këtij bashkëpunimi.
Duke folur për perspektivën e anëtarësimit, ai tha se procesi nuk varet vetëm nga Kosova, por edhe nga përkrahja e fuqive kryesore të NATO-s. Përveç SHBA-së, Vrajolli vuri në pah rëndësinë e përkrahjes nga Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania për të bindur vendet që nuk e njohin Kosovën që të abstenojnë në proces.
Ai solli shembullin e Suedisë, duke theksuar se edhe në raste të vështira NATO ka arritur kompromis kur ka ekzistuar presion nga fuqitë kryesore të aleancës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte