Prishtinë, 31 gusht 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 46,015 shtetas të Kosovës që jetojnë në 46 shtete të ndryshme janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për KosovaPress se nga 56,778 aplikime të pranuara në periudhën 23 korrik – 29 gusht, janë miratuar mbi 46 mijë, ndërsa 10,094 janë refuzuar. Sipas tij, refuzimet kanë ardhur kryesisht për shkak të mungesës së dokumenteve që dëshmojnë adresën jashtë vendit.
Elezi theksoi se procesi nuk ka qenë përjashtues, pasi çdo aplikues i refuzuar është njoftuar për arsyet dhe ka pasur mundësi të ri-aplikojë duke dorëzuar dokumentet e nevojshme.
Të dhënat tregojnë se komunat me më shumë votues të regjistruar nga diaspora janë Suhareka (3,458), Gjakova (3,308) dhe Dragashi (3,066). Ndërkohë, Gjermania (21,500) dhe Zvicra (11,024) kryesojnë listën e shteteve me më së shumti votues të regjistruar përmes postës.
KQZ pritet të publikojë udhëzimet për procedurat e votimit në ditët në vijim. Votimi përmes postës do të nisë më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor. Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, këtë herë secili votues i regjistruar do të marrë nga dy fletëvotime – një për kryetar të komunës dhe një për kuvendin komunal.
KQZ ka bërë të ditur se qytetarët që janë regjistruar për votim nga jashtë do të largohen nga lista e votuesve brenda Kosovës, duke figuruar vetëm në listën e votuesve jashtë vendit, ashtu siç e përcakton Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte