Leposaviq, 31 Gusht 2025
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur 13 mijë e 992 euro dhe 17 mijë e 880 dinarë, si dhe materiale për mobile në vlerë prej 600 euro.
Policia ka bërë të ditur se ai është kapur në Joshanicë të Leposaviqit.
“KALIM I PAAUTORIZUAR I VEND KALIMIT KUFITAR APO VIJËS KUFITARE- Joshanicë, Leposaviq, Me datë 30.08.2025 rreth orës 16:30 në fshatin Joshanicë-KK. Leposaviq Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin VË Sharan, ngjyrë e kuqe, me targa SRB (NP), me vozitës M.B. (1980), i cili kishte hyrë ilegalisht në nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit dhe personit, janë gjetur mjhete monetare: 13992 (trembëdhjetëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetëedy) euro, 17880 (shtatëmbëdhjetëmijë e tetëqindetetëdhjetë) dinarë si dhe materiale për mobilje në vlerë prej 600 (gjashtëqind) euro. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i vend kalimit kufitar apo vijes Kufitare”, ndërsa, automjeti, mjetet financiare dhe mallrat tjera të kontrabanduar janë dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë, për procedim të mëtutjeshëm nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës”, thuhet në raport të policisë.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind