Ankara, 31 Gusht 2025
Të shtunën, në Akademinë Ushtarake të Turqisë kanë diplomuar me sukses gjashtë oficerë të rinj të FSK-së Adrian Ukiqi, Fatlind Neziri, Getoar Berisha, Hamdi Hasani, Shefit Tahiri dhe Dardane Mehmeti.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Këta të rinj, përmes përkushtimit, profesionalizmit dhe disiplinës së lartë, kanë përfunduar me sukses një program pesëvjeçar studimesh, i cili ka përfshirë një kombinim të formimit ushtarak dhe akademik civil. Në kuadër të këtij programi, ata kanë kryer ushtrime intensive në terren, kanë përvetësuar njohuri të avancuara ushtarake dhe kanë zhvilluar aftësi në lidership, strategji dhe menaxhim.
Përveç studimeve teorike dhe akademike, kadetët kanë kryer me sukses ushtrime të avancuara në terren në kampin ushtarak të Izmirit, ku janë trajnuar në taktika, operacione luftarake dhe menaxhimin e situatave reale”, ka njoftuar Maqedonci

Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset
Studentët revoltohen me Specialen, marshojnë në protestë, mbështesin katërshen e UÇK-së
Von der Leyen: BE-ja do t’i japë Ukrainës 3,3 miliardë euro për të blerë raketa e dronë