Shtime, 31 Gusht 2025
Dhjetë persona kanë pësuar asfiksim si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer të shtunën pasdite në Shtime, në rrethana ende të paqarta. Tre prej të prekurve janë dërguar për trajtim të specializuar në qendrën emergjente në Ferizaj.
Sipas Policisë së Kosovës, zjarri ka shpërthyer rreth orës 14:20 në rrethana ende të panjohura. Dhjetë persona janë asfiksuar si pasojë e tymit, ndërsa tre prej tyre janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në qendrën emergjente në Ferizaj.
Përveç pasojave në njerëz, janë djegur edhe dy vetura dhe disa mjete pune, të cilat janë pronë e dy qytetarëve kosovarë. Dëmet materiale raportohet të jenë të konsiderueshme.
Prokurori i shtetit është njoftuar lidhur me rastin, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit janë ende në zhvillim.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin