Prishtinë, 30 gusht 2025
Në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, në lagjen “Dardania” të Prishtinës është vendosur gurthemeli i memorialit kushtuar zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës. Ceremonia u zhvillua pikërisht në vendin ku më 30 gusht 2007 u vra polici i ri Triumf Riza, vetëm 20-vjeçar.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Riza ishte shembull i guximit dhe vendosmërisë. “Para se të ishte polic i guximshëm, Triumf Riza ishte një njeri i guximshëm. Ai u vra mizorisht me breshëri plumbash, vetëm pak muaj pasi ishte inkuadruar në polici, i përkushtuar për t’i shërbyer rendit publik,” theksoi Kurti.
Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi angazhimin e institucioneve për të sjellë para drejtësisë autorët e krimit. “Do të bëjmë çmos që të mos mbeten larg duarve të organeve të drejtësisë,” tha ai.
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e përshkroi Rizën si një oficer shembullor, ndërsa kujtoi se drejtësia deri tani ka dështuar të ndëshkojë fajtorët.
Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve, policisë dhe familjarë, ndërsa babai i Triumf Rizës falënderoi për përkujdesjen e treguar ndaj të birit.
Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, 24 zyrtarë policorë kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, duke lënë një trashëgimi heroizmi dhe përkushtimi ndaj vendit.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi