Prishtinë, 29 Gusht 2025
Policia e Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët dhe institucionet e ndryshme, ka trajtuar disa raste ku fëmijët kanë publikuar postime në internet për vetëlëndim me pasoja të rënda shëndetësore, si dhe postime që lidhen me vetëvrasjen.
Falë bashkëpunimit me qytetarë dhe institucionet relevante, Policia thotë se ka arritur të identifikojë fëmijët e rrezikuar dhe të sigurojë mbikëqyrjen dhe prezencën e tyre, duke njoftuar prindërit dhe mekanizmat tjerë përgjegjës për trajtim të duhur të rasteve.
Njëkohësisht, Policia iu bën thirrje qytetarëve dhe prindërve që të kujdesen për aktivitetet e fëmijëve në internet dhe të parandalojnë rreziqet që mund t’u shfaqen:
- Prindër, flisni kohë pas kohe me fëmijët për rreziqet në internet dhe monitoroni aktivitetet e tyre.
- Kujdesuni për fotot, videot dhe materialet që posedojnë fëmijët në telefonat dhe pajisjet kompjuterike.
- Sigurohuni që fëmijët nuk luajnë lojëra të rrezikshme.
- Fëmijë, kujdesuni me kë shoqëroheni në internet dhe mos ndani të dhëna personale; asnjëherë mos takohuni me persona të panjohur pa prindërit.
- Mos ngacmoni të tjerët në internet dhe mos shpërndani materiale me përmbajtje abuzive.
- Mos luani lojëra që kërkojnë të lëndoni veten dhe mos qëndroni gjatë pa arsye online.
- Çfarëdo shqetësimi, bisedoni me prindin, shokun ose shoqen, ose lajmëroni Policinë në çdo kohë.
Policia thekson rëndësinë e parandalimit dhe ndërhyrjes së hershme për të mbrojtur fëmijët dhe për të krijuar një mjedis të sigurt në internet.

Familjarët e të pagjeturve mirëpresin nisjen e gërmimeve në Zubin Potok
Sveçla, nga Zubin-Potoku: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
Gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë të 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive, FSK pjesë e aksioneve për ambient të pastër
Njësitet e Policisë, EULEX-it në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut
Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League
Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani