Prishtinë, 29 gusht 2025
Kosova sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, duke kujtuar fatin e mijëra qytetarëve që ende figurojnë të pagjetur që nga lufta e fundit.
Përfaqësues të institucioneve shtetërore zhvilluan homazhe pranë Monumentit të Personave të Zhdukur, duke nderuar kujtimin e tyre dhe duke shprehur përkushtimin për zbardhjen e fatit të tyre.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se institucionet po punojnë me përkushtim për gjetjen e të zhdukurve.
“Vetëm gjatë vitit të fundit kemi gjurmuar mbi 23 lokacione të ndryshme, ndërsa këtë vit kemi realizuar 18 aktivitete kërkimore për zbulimin e mbetjeve mortore të më të dashurve tanë,” tha Kurti.
Në emër të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, u kërkua zbardhja sa më e shpejtë e fatit të personave të pagjetur.
“Ky është një obligim moral dhe ndërkombëtar që Serbia të tregojë sa më parë vendndodhjen e masakrave dhe të personave të zhdukur,” theksoi ai.
Aktualisht, rreth 1,600 persona ende konsiderohen të zhdukur në Kosovë, ndërsa familjet e tyre vazhdojnë të jetojnë me pasigurinë e fatit të të afërmve.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin