Beograd, 29 Gusht 2025
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vijuar me retorikën e tij politike duke i barazuar zhvillimet në Kosovë me ato në Bosnje dhe Hercegovinë, duke përdorur si mjet politik serbët që jetojnë në këto dy shtete.
Në një intervistë për televizionin serb Pink, Vuçiq ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme për presidentin e Republikës Sërpska (RS), të caktuara për datën 23 nëntor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnje dhe Hercegovinës (CIK BeH), raporton Vijesti
Ai ka reaguar ndaj një deklarate të kryetares së CIK BiH, Irena Hadziabdiq, e cila kishte theksuar se në këto zgjedhje “mund të ndodhë që votuesit nga Federata e BeH të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve”, duke lënë të kuptohet se pjesëmarrja e votuesve nga RS mund të jetë shumë e ulët. Vuçiq e ka cilësuar këtë si një “deklaratë shumë të rrezikshme” dhe ka shtuar se “po përgatitet një skenar i ngjashëm me atë në veri të Kosovës”.
“Njerëzit po luajnë me zjarrin, duke mos kuptuar se nuk është koha për të përdorur forcën e të tjerëve për të realizuar interesat e tyre politike,” deklaroi Vuçiq, duke sugjeruar se aktorë të jashtëm po përzihen në çështjet që lidhen me serbët në rajon.
Ai gjithashtu ka komentuar edhe situatën në Kosovë, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po përpiqet të ndalojë Listën Serbe nga pjesëmarrja në zgjedhje dhe se po shtyn përpara kandidatin Rada Trajkovic për postin e nënkryetarit të Kuvendit, ndonëse sipas Vuçiqit, ky post duhet t’i takojë përfaqësuesit të Listës Serbe, Igor Simiq.
Vuçiq shtoi se “do ta përballojmë këtë situatë, do ta mbijetojmë, do të ruajmë paqen dhe stabilitetin, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë.”
Ai përmbylli deklaratën duke theksuar se “për paqe dhe stabilitet nevojiten dy palë”, por garantoi se Serbia “do të bëjë gjithçka që është në dorën e saj për ta ruajtur atë”.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për presidentin e Republikës Sërpska u shpallën pas vendimit të gjykatës së Apelit të Bosnje dhe Hercegovinës për të dënuar Milorad Dodikun me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të veprimtarisë politike. Si rezultat, CIK-i i hoqi mandatin dhe shpalli zgjedhje të reja për 23 nëntor.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?